STATISTIKA INTERESANTE NGA XHIRO E PARË, RAHOVECI I MUJËS FANTASTIK
Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiro e parë e Prince Caffe Superligës së Kosovës për stinorin 2022/23.
Edhe pse është vetëm xhiroja e parë, Rahoveci tregoi paraqitje grandioze me sulmin më të mirë, me 90 pikë të shënuara ndaj Golden Eagle Yllit të cilin e mposhti si kampion aktual.
Skuadra që shënoi më pak pikë ishte Vëllaznimi, me vetëm 60. Ndërkohë, mbrojtjen më të mirë në xhiron e parë e kishte Bashkimi me 60 pikë të pranuara, kurse Ylli pranoi më shumë pikë, 90.
Sa i përket efikasitetit Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë në vendet e para (106).
Sa i përket kërcimeve, Bashkimi ndodhet në vendin e parë me 50, Trepça e dyta me 47 dhe Ylli me 46.
Vreshtarët prijnë edhe me asistime, 21 për ndeshje, kurse Ylli ishte i dyti me 18.
Sa i përket bllokadave, Sigal Prishtina ndodhet në vendin e parë, me shtatë për ndeshje, kurse Rahoveci është i dyti me gjashtë.
Natyrisht që në xhiron e parë, impresionoi me paraqitje Rahoveci i Mujo Thaçit që me buxhet shumë të vogël për dallim nga të tjerat ekipe, e mposhti një ekip goxha të shtrenjtë të Yllit e përpos lojtarëve, natyrisht që faktori numër një është Muja i cili karizmën unike si lojtar, qartazi e ka ruajtur me fanatizëm edhe si trajner.
Komentet janë të mbyllura.