Nesër dhe pasnesër xhiro e dytë, na pret një super-vikend elitar
Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet xhiro e dytë e Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll.
Ndeshje shumë interesante na presin në të gjitha oraret.
Xhiroja nis në Therandë atje ku kampioni aktual, Golden Eagle Ylli e pret kampionen e shumëfishtë, Sigal Prishtinën dhe pas humbjeve në xhiron e parë të dyja ekipet kërkojnë nesër fitoren.
Ndërsa në duelin e dytë të së shtunës, Ponte Prizreni takohet me Pejën. Ekipi i Arbnor Riftatit stinorin e nisi me humbje të thellë nga Trepça dhe synon ta fitoj ndeshjen e parë. Për dallim nga Peja që në këtë ndeshje hyn paksa më e relaksuar, pas fitores në xhiron e parë ndaj Prishtinës në kryeqytet.
E të dielën zhvillohen dy ndeshjet e radhës dhe tepër interesante.
Derbi i xhiros zhvillohet në ”Minatori” të Mitrovicës, atje ku Trepça e super-përforcuar e pret poashtu Bashkimin me shumë përforcime, ku të dyja ekipet në javën e parë shënuan fitore. Fitorja e dytë dhe vazhdimësia e mirë, janë pikësynim kryesor i të dyja skuadrave edhe në këtë takim.
Dhe xhiro e dytë mbyllet në Gjakovë me një sfidë tepër interesante, ku Vëllaznimi e pret në Gjakovë, Rahovecin e Mujo Thaçit. Gjakovarët rikthimin në elitë para një jave e nisën me humbje, andaj këtë xhiro presin fitore e Rahoveci pas fitores madhore ndaj kampionit aktual, synojnë të vazhdojnë me fitore edhe këtë xhiro.
Orari i ndeshjeve:
E shtunë:
Ylli – Prishtina, ora 17:00.
Prizreni – Peja, ora 19:00.
E dielë:
Trepça – Bashkimi, ora 17:00
Vëllaznimi – Rahoveci, ora 19:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.