Basketboll

Pjesa e dytë vendimtare, Ylli pëson thellë nga Benfica dhe eliminohet nga Champions League

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është mposhtur nga Benfica në ndeshjen kualifikuese për Champions League.

Skuadra jonë kosovare u mposht nga portugezët me rezultat final 67-92.

Therandasit e nisën këtë ndeshje më mirë dhe fituan çerekun e parë (19-14), gjersa në të dytin Benfica u këndell dhe fitoi atë me diferencë të njejtë sikurse Ylli (23-28) e pjesa e parë u mbyll baraz 42-42.

Në pjesën e dytë (16-29, 9-21), Benfica ndezi ‘motorët’ duke shfrytëzuar mungesat e Yllit dhe bankën rezervë të dobët për ta marrë kontrollin e ndeshjes dhe për ta fituar atë me shumë meritë.

Ahmed Bashir me 27 pikë, Valon Bunjaku me 15 dhe Henrik Shirko, ishin tre lojtarët e Yllit që sonte realizuan pikë dyshifrore, por që s’mjaftuan për rezultat pozitiv.

E te Benfica në fitore u dalluan, Terrell Carter e Jose Barbosa me nga 15 pikë.

Me këtë humbje, Golden Eagle Ylli eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe bartet në kompeticionin tjetër, FIBA Europe Cup ku do të luajë në fazën grupore.

Ndërsa, Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.