Basketboll

Bleonis Tanushi transferohet në ekipin amerikan ”Oklahoma Panthers”

Prishtinë(Asistionline) – Basketbollisti i talentuar gjakovar, Bleonis Tanushi do ta lërë Kosovën për tu transferuar në SHBA.

I riu nga Gjakova është zyrtarizuar si lojtar i ekipit ”Oklahoma Panthers” që bën gara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërben për basketbollistët që diplomojnë pas gjimnazit.

Ekipi ku pritet të luajë Tanushi, zhvillon afro 60 ndeshje në vit dhe më shumë shërben si përgatitje për kolegj në SHBA e që pritet të jetë ndihmesë edhe madhe për zhvillimin e mëtejm të lojtarit kosovar.

20 vjeçari nga Gjakova në edicionin e kaluar luajti me licencë të dyfishtë te Vëllaznimi me të cilët arritën të rikthehen në Superligë, gjersa edhe me ekipin tjetër Gjakova e Re u inkuadruan në Ligën e parë.

Të kujtojmë se Bleonis Tanushi vazhdon të mbetet prej lojtarëve më të rinjë që debutuan ndonjëherë në Superligën e Kosovës me vetëm 14 vite atë kohë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.