Basketboll

Prishtina ndërpret bashkëpunimin edhe me qendrën malazeze

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina ka ndarë rrugët edhe me një lojtar.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, bëhet fjalë për basketbollistin e huaj malazez Pavle Djurisic i cili ishte lojtari i fundit i prezantuar te kryeqytetasit.

Djurisic 22 vjeçar, i gjatë 207cm ishte prezantuar te Prishtina me 5 shtator, ku më parë kishte luajtur në ligën e kolegjeve në NCAA me skuadrën ”Austin Peay Governors” për të vazhduar me paraqitje në sezonin e parë si profesionist në elitën belge në sezonin 2020/21, atje ku u paraqit për skuadrën nga kryeqyteti belg, Phoenix Brussels, për 26 ndeshje me mesatare prej 13 pikë dhe 5.7 kërcimesh për ndeshje dhe ishte vlerësuar si lojtari më i dalluar i ekipit.

E nga Prishtina, Djurisic siç mësohet është larguar shkaku i një lëndimi të përsëritur dhe shpejtë pritet të zëvendësohet me një lojtar tjetër.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.