Basketboll

Dueli i ish-trajnerëve të dikurshëm të Prishtinës, tash në Hungari i takoi Constantinidesit ndaj Zollnerit

Prishtinë(AsistiOnline) – Në elitën e basketbollit hungarez po rrugëtojnë një numër i madh i trajnerëve dhe lojtarëve që kanë bërë karrierë në Kosovë.

I tillë është edhe rasti i ish-trajnerëve që dikur e drejtonin Prishtinën, bëhet fjalë për Matthias Zollnerin e Antonis Constantinidesit, gjersa në vitin e kaluar ishin edhe Teo Hojç e Petar Mijoviç po në të njejtën ligë.

Në kuadër të xhiros së 5-të atje, sonte u takuan, Kormendi i Antonis Constantinidesit dhe Alba Fehervar e Matthias Zollnerit e sfida ishte tepër e ngushtë me ekipin e Constantinidesit që triumfoi shumë ngushtë 86-83.

Të kujtojmë se Constantinides e drejtoi Prishtinën një kohë gjatë stinorit 2015/16, duke fituar tre trofe me kryeqytetasit (Ligën Ballkanike, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës) e Zollner e kishte drejtuar ekipin bardhekaltër në vitin 2018.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.