Basketboll

Ekskluzive: Bashkimi (F) transferon reprezentuesen e Bosnje & Hercegovinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Përveç basketbollit të meshkujve, sivjet nxehtë pritet të jetë edhe tek ai femëror.

Është skuadra e Bashkimit që së fundmi duket se ka sjellur risi shtesë në skuadër, para ballafaqimit në Superkupën e Kosovës me Prishtinën.

Drejtuesit e prizrenaseve kanë shtuar në klub qendrën boshnjake, Aleksandra Begenishiq që është e gjatë 1.94 centimetra dhe është edhe reprezentuese e Bosnje & Hercegovinës.

Begenishiq ka përvojë të jashtëzakonshme nëpër botë me basketboll, duke luajtur nëpër liga të shteteve të forta si: Spanjë, Greqi, Turqi, Serbi, Suedi, Rumani, Irak e tash së fundmi në Siri.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Begenishiq tashmë është nën-urdhërat e trajnerit Kovaç, sepse ka zbarkuar në Prizren dhe klubi duket shumë i motivuar për ti rikthyer trofetë në qytetin e lashtë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.