Prishtinë(AsistiOnline) – Franko Sterle nuk pritet të jetë më në krye të Vëllaznimit.
Sipas burime ekskluzive të AsistiOnline.com, drejtuesit e skuadrës gjakovare tashmë kanë vendosur ta shkarkojnë nga detyra, trajnerin kroat.
Sterle e mori drejtimin e Vëllaznimit gjatë verës dhe së bashku me kryesinë e klubit i afruan disa lojtarë vendorë dhe të huaj.
Burimet e AsistitOnline poashtu kanë treguar se drejtuesit e klubit kuqezi e kanë liruar nga skuadra edhe alon amerikane, Jordan Notch.

Por, rezultatet në ndeshje zyrtare nuk ishin aspak premtuese dhe kjo si duket ndikoi që atij ti tregohet dera e largimit.

Sterle e drejtoi Vëllaznimin në 5 ndeshje me 4 humbje dhe vetëm 1 fitoe (ndaj Rahovecit).
/AsistiOnline.com/



