Klubi i shqiptarëve ”Çair 2030” vazhdon me fitore në elitën maqedonase, mposht Euro Nickelin e Kavadarcit
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra shqiptare ”Çair 2030” e ka arritur fitoren e dytë nga 3 xhiro në elitën e basketbollit maqedonas.
Ekipi shqiptar nga Shkupi sonte triumfoi ndaj ekipit të Euro Nickelit nga Kavadarci që ka buxhet shumë të madh financiar, me shifrat e ngushta 74-73.
Dy amerikanët e skuadrës, Dareal Franklin me 25 pikë e Jusuf Mohamed me 24 sosh, spikatën te Çairi sonte, e s’kishte se si të mungonte edhe shqiptari, Meti Thaçi me 11 pikë, 6 kërcime, 5 asiste, 2 vjedhje topash e 1 bllokadë, pa e harruar edhe koshin vendimtar në sekondën e fundit të Pavle Mihajloskit i cili në total kishte 4 pikë e 9 kërcime.
Me këtë fitore, Çairi momentalisht gjendet i 2-ti në tabelë me 2 fitore dhe 1 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.