Basketboll

Zyrtare: Lubomir Minchev largohet nga Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja me Vëllaznimin ka qenë e fundit me Trepçën për trajnerin bullgar, Lubomir Minchev.

51 vjeçari i lindur në Sofje, është liruar nga pozita e kryetrajnerit të mitrovicasve, kështu ka bërë me dije para pak çastesh skuadra mitrovicase.

Minchev ishte emëruar në krye të Trepçës me 19 qershor të vitit të kaluar.

Njoftimi zyrtar nga klubi mitrovicas:

Faleminderit Lubo Minchev, gjithnjë do jesh një nga ne.

Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme.

Minchev mori drejtimin e skuadrës sonë në verën e vitit 2021. Ka dhënë kontribut të madh në vënien e themeleve të një klubi profesional. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Por pas mini-krizës në rezultate kemi vendosur të ndajmë rrugët.

Falenderimet më të sinqerta për Minchevin. Ai do të mbetet gjithnjë njëri nga ne, pjesë e familjes së madhe TREPÇA.

Komentet janë të mbyllura.