Basketboll

Edhe sot afat për ti shlyer borxhet, në të kundërtën FBK merr këtë vendim për Superligën

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubet e basketbollit kosovar kanë vetëm edhe sot kohë, që ti shlyejnë obligimet financiare që kanë ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kështu ka bërë me dije Komisioni i Garave, që ka marrë vendim se nëse klubet e basketbollit nëse nuk shlyejnë obligimet financiare të deritashme ndaj FBK-së deri më 28 tetor 2022, do të suspendohen nga garat.

këstin e muajit shtator nga marrëveshja me FBK-në për shlyerje të obligimeve,
borxhet nga Informatorët e deritashëm,
borxhet tjera të papaguara gjatë këtij sezoni.

Klubet që nuk shlyejnë obligimet e lartëcekura ndaj FBK-së, do të suspendohen nga garat, konform dispozitave të marrëveshjes dhe/ose dispozitave të nenit 46 të PG-së”, shkruan në informatorin e FBK-së.

Vendimi i Komisionit te Garave te FBK-se

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.