Basketboll

Bashkimi rikthehet te fitoret, ekipi jep menjëherë sinjalet pozitive nën-menaxhimin e Përteshit

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit është rikthyer te fitoret në Superligën e Kosovës.

Portokallinjët triumfuan sonte në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 76-84 e duket se menjëherë në skuadër reflektoi ardhja e re e menagjerit gjeneral, Rrahman Përteshi.

Që në start, Bashkimi e nisi më mirë duke e fituar periudhën e parë (14-22), gjersa në të dytin vendasit u këndellën paksa dhe e fituan këtë periodë (24-21) e pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 38-43 në favorin e Bashkimit.

Në pjesën e dytë, Bashkimi arriti ti fitojë ngushtë dy periodat finale (18-20, 20-21), të cilat i shërbyen mjaftueshëm për të korrur fitoren e tretë sezonale, karshi 4 humbjeve, bilanc të njejtë sikur Vëllaznimi.

Në radhët e Bashkimit për këtë fitore, sonte kontribuesit kryesorë ishin: Fisnik Rugova me 20 pikë, 8 kërcime e 3 asiste, Fahro Alihoxhiq me 17 pikë dhe Dajuan Graf e Prentiss Nixon me nga 11 pikë secili.

Te Vëllaznimi s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Anthony Adger me 16 pikë, si dhe Burim Zekiqi e Jordan Harris me nga 15 pikë secili.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Trepçën, ndeshje në të cilën ”Sezai Surroi” pritet të jetë i stërmbushur e Vëllaznimi i shkon Rahovecit, duel ky poashtu shumë interesant.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.