Basketboll

Peja e pandalshme, triumfon edhe ndaj super-fuqisë ukrainase të Budivelnyk

Prishtinë(Asisitonline) – Skuadra kosovare e Pejës është duke kaluar nëpër një formë të ëndrrave sivjet.

Ekipi verdhezi i udhëhequr nga mjeshtri turk Can Sevim, e mposhti sonte edhe 10 herë kampionin e Ukrainës, Budivelnykun me rezultat final prej 81-71.

E gjithë rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me Pejën që e nisi shumë më mirë dhe fitoi periodën e parë me 10 pikë dallim 26-16, gjersa perioda e dytë i takoi ekipit mysafir me 11 pikë (15-26) dhe pikërisht këta të fundit shkuan në pushim me 1 pikë dallim 41-42.

Në pjesën e dytë, Budivelnyku e fitoi çerekun e tretë 17-22 dhe u mendua se fitorja do të sigurohet lehtë, por kështu nuk mendoi Peja me Can Sevimin në krye që i qetësoi lojtarët e tij dhe 6 pikët përpara të ukrainasve u përmbysën nga Peja, falë periodës vendimtare fantastike 23-7 me ç’rast edhe u arrit fitorja e madhe.

Statistikat zyrtare të ndeshjes nuk funksionuan fare, për të ju paraqitur lojtarët kryesorë të ndeshjes.

Peja në stinorin 2022/23, nuk ka asnjë humbje me të gjitha fitore, me 9 triumfe nga 9 ndeshje në të gjitha garat.

Në xhiron e ardhshme në BIBL, verdhezinjët e zhvillojnë me 29 dhjetor ndaj Hapoel Beer Sheva në ”Karagaç”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.