Rashica paralajmëron FBK-në: Mehmedi po kërkohet nga ekipe italiane e ka edhe nënshtetësinë e tyre
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Rezart Mehmedi gjatë afatit kalimtar veror është transferuar në Superligën e Kosovës te Sigal Prishtina.
Megjithatë, Mehmedi në Kosovë njihet si lojtar i huaj, për faktin se nuk ka nënshtetësi të Kosovës dhe nuk mund të luajë me Kosovën.
Të gjitha këto në ASIST i ka zbuluar, ndihmës-trajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica i cili poashtu ka treguar se Rezarti është duke u kërkuar nga 4 ekipe italiane.
”Vetëm dje dhe pardje kemi pasur kontakte nga 4 ekipe italiane që janë interesuar ta kenë në radhët e veta, të mos harrojmë që Rezarti ka edhe nënshtetësinë italiane dhe mund që fare lehtë ti bashkohet Italisë në të ardhmen. Edhe pse dëshira e tij është që të luajë me Kosovën, ne kemi filluar procedurat që ai të bëhet vendor, por gjithçka po shkon shumë ngadalë, mendoj se mbi të gjitha është interes i Kosovës që ai të bëhet kosovar”, u shpreh Rashica në ASIST.
Të kujtojmë se Rezarti ka luajtur pothuajse për të gjitha grupmoshat e Maqedonisë së Veriut e në Prishtinë erdhi nga skuadra italiane, Aurora Jesi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.