Basketboll

Andin Rashica tregon dy ekipet më të mira momentale sivjet në Superligë

Prishtinë(AsistiOnline) – Episodi i djeshëm i ASIST-it 508 ka qenë mjaftë interesant edhe me kronika por edhe me të ftuar në studio.

Ndër të ftuarit e emisionit ka qenë edhe ndihmës-trajneri i Prishtinës, Andin Rashica, ai ka dhënë opinionin e tij për dy ekipet që sipas tij po mbizotërojnë aktualisht në basketbollin tonë.

Sivjet garat janë bërë shumë interesante, por prej ekipeve që më kanë lënë përshtypje, është Ylli që ka një roster shumë të fortë dhe falë garave evropiane, vetëm po shkon duke u ngritur”, thotë Rashica.

Por, çfarë mendon ai për Pejën pa humbje?

Peja është skuadër fantastike sivjet me trajner dhe lojtarë të shkëlqyer, normalisht që sinjalet që ka dhënë tregojnë qartë se sivjet do të jetë prej ekipeve më të forta. Nuk ka asnjë dyshim te Peja, veçse po shihet”, u shpreh ai.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.