Basketboll

Bashkimi e fiton derbin lokal dhe dramatik ndaj Ponte Prizrenit

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Bashkimi ka mundur rivalin lokal, Ponte Prizrenin me shifrat 80-81, në xhiron e dhjetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen dhe përfundon 21:23. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishin vendasit, por vetëm deri në shtatë pikë, 41:34, por më pas u këndellen Portokallezinjtë, derisa pjesa e parë përfundoi 44:44.

Loja interesante në Prizren vazhdoi edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, që ishte me shumë rikthime, e ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 71:67. Dramë u zhvillua deri në fund, ku Ponte ishte duke udhëhequr 77:74, por shtatë pikë radhazi nga mysafirët ishin vendimtare, ndërsa basketbollistët e Ponte Prizrenit synuan rikthimin në fund, por nuk ndodhi dhe Bashkimi triumfoi 80:81.

Te Ponte Prizreni u dalluan Wayne Arnold me 17 pikë dhe Ivan Koljeviq me 16, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Faho Alihoxhiq me 19 pikë e tetë kërcime dhe Prentiss Nixon me 17 pikë e tri kërcime.

Tash, Ponte Prizreni ka katër fitore e pesë humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore e gjashtë humbje.

Komentet janë të mbyllura.