Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Bashkimi ndaj Budivelnykut sonte në ”Sezai Surroi” – AsistiOnline
Basketboll

Bashkimi ndaj Budivelnykut sonte në ”Sezai Surroi”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet dueli i Ligës Ballkanike mes skuadrës kosovare, Bashkimi dhe asaj ukrainase, Budivelnyk.

Të dyja ekipet e nisën edicionin me humbje në javën e kaluar, Bashkimi pësoi nga Milenijumi i Malit të Zi e Budivelnyku u mposht nga Peja.

Andaj, sonte të dyja skuadrat synojnë fitoren që do të sillte vetëbesim dhe për këtë pritet rivalitet i theksuar në parket.

Ndeshja fillon nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në KSport në të gjitha platformat televizive vendore, si dhe në You Tube.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.