Basketboll

Bashkimi vazhdon 6/6 në elitën femërore, Përçuku realizon triple-double ndaj Penzës

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka vazhduar edhe në këtë xhiro, formën e lartë në Superligën e Kosovës te Femrat.

Vashat prizrenase të udhëhequra nga Arbnore Përçuku që realizoi triple-double, mposhtën si mysafire ekipin e Penzës me shifrat 59-71.

14 pikë, 12 kërcime e 10 asiste, ishin shifrat fantastike të veteranes Përçuku në derbi-duelin e sontëm për Bashkimin, derisa u ndihmua edhe nga Taliyah Hopkins me 22 pikë, Elyn Stoll me 19 sosh.

Te Penza, ishin të pamjaftueshme për fitore, Antoinette Thompson me 19 pikë e 10 kërcime dhe Leila Omerbashic me 18 pikë e 15 kërcime.

Pas 6 xhirove, Bashkimi ka 6 fitore nga po aq ndeshje e Penza, ka 3 fitore dhe 3 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi luan ndaj United Basketball e Penza e pret Vëllaznimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.