Basketboll

PRISHTINA SHPALLET KAMPIONE E KOSOVËS PËR EDICIONIN 2018/19

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase Z Mobile Prishtina është kampionja e re e Kosovës për edicionin 2018/19.

Ekipi prishtinas, ka arritur që në finalen e katërt ta mposht skuadrën vendase të Rahovecit(75-104) dhe ta rrëmbejë titullin e kampionit për edicionin e sivjetmë në elitën e basketbollit kosovar.

Sa i përket ndeshjes së sonte, ishte Prishtina ajo që e diktoi tempon e lojës më mirë, edhe pse Rahoveci e nisi më mirë çerekun e parë 22-18. Këndellja e kryeqytetasve erdhi shpejtë, sepse me lojë të mirë në çerekun e dytë Prishtina e mbylli pjesën e parë në avantazh 32-45.

E sa i përket pjesës së dytë, çereku i tretë solli një tollovi sepse tifozët vendas të pakënaqur me referimin nisën të hedhnin gjësende në parket dhe kjo bëri që referët e takimit të jepnin urdhër për zbrazjen e tribinave. Ndeshja nisi pastaj dhe çereku i tretë u mbyll 53-74. Në çerekun e fundit, Prishtina arriti fitore pa ndonjë telashe, duke e siguruar titullin e kampionit të sivjetmë në basketbollin tonë.

Për këtë fitore të madhe të Prishtinës, që sonte ia siguroi titullin u përkujdesën: Dardan Berisha me 37 pikë, Ahmed Bashir me 25 pikë, si dhe Divine Myles me 13 pikë.

Tek Rahoveci nuk mjaftuan për fitore eventuale: Andrew Washington me double, double(15pk, 10krc), Fred Richardson me 15 pikë, si dhe James Stanback me 14 pikë.

Prishtina me këtë fitore arrin të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2018/19, duke mposhtur Rahovecin në seri finale të ndeshjeve prej 3-1.

Me kaq për sivjet mbyllet një edicion shumë i suksesshëm i basketbollit kosovar për sivjet. Shihemi në edicionin e ri.

Komentet janë të mbyllura.