Basketboll

DJE U PËRMBYLL STINORI NË SUPERLIGË: PRISHTINA KAMPIONE, RAHOVECI NËN-KAMPION

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e djeshme u përmbyllë një stinor tejet interesant në Superligën e Basketbollit Kosovar në konkurencën e Meshkujve.

Ekipi nga kryeqyteti, Z Mobile Prishtina natën e mbrëmshme u shpall kampione e Kosovës për edicionin e sivjetmë 2018/19. Në finalen e serisë së katërt dje, Prishtina mposhti Rahovecin si mysafire, përderisa me seri të përgjithshme, prishtinasit fituan në seri 3-1. Ndërsa nën-kampion i garës është Rahoveci.

Për të arritur deri në finale, Prishtina në gjysmëfinale kishte mposhtur Bashkimin 3-0 në seri. Ndërsa Rahoveci kishe mposhtur, Golden Eagle Yllin poashtu 3-0 në seri.

Sa i përket finales, në ndeshjen e parë në kryeqytet, Prishtina kishte fituar thellë 110-82. Në ndeshjen e dytë, Rahoveci si vendas kishte arritur ta barazojë serinë në 1-1 me fitore 87-84. Në ndeshjen e tretë në kryeqytet, Prishtina riktheu avantazhin e serisë në 2-1 me fitore të thellë 106-80. Dhe në ndeshjen e katërt e zhvilluar dje në Rahovec, Prishtina arriti fitore të lehtë poashtu 75-104.

Kjo seri e fitoreve finale, bëri që Z Mobile Prishtina të shpallet kampione e Kosovës për stinorin 2018/19, duke e rikthyer titullin në kryeqytet. Sepse, vitin e kaluar fitues i trofeut ishte Bashkimi i Prizrenit.

Kupa e fituar dje, ishte jubilare për prishtinasit pasi u bë i 51-ti trofe i fituar nga klubi kryeqytetas në të gjitha garat. Ndërsa i 13-ti që nga paslufta në Superligë.

Çfarë vlen të ceket është se, Prishtina sivjet e përfundoi kampionatin e rregullt dhe kupën e Kosovës pa asnjë humbje, për herë të parë në historinë e basketbollit kosovar.

Ndërsa, Rahoveci poashtu shkruajti historinë e klubit sivjet, për faktin se arriti për herë të parë në histori të klubit në dy finale, në atë të Kupës së Kosovës, si dhe në finale të kampionatit.

Me ndeshjen e djeshme u mbyllë një stinor shumë i suksesshëm i basketbollit kosovar. Për faktin se, si asnjëherë më parë shikuesit nga mbarë Kosova, patën mundësi që ndeshjet e Superligës së Meshkujve, Femrave, Ligës së parë, por edhe kategorive të tjera, ti përcjellin vetëm dhe ekskluzivisht në një vend, në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë, Art Motion që me plotë kuptimin e fjalës, sivjet bëri revolucion në basketbollin kosovar.

Edicioni i ri, pritet të jetë edhe më interesant dhe me shumë risi, andaj na pret një vit i ardhshëm shumë i ngjeshur. Deri në stinorin e ri, qëndroni me ASISTIOnline dhe Art Motion sepse lajmet dhe gjërat e tjera e transmetimet ekskluzive vazhdojnë.

Komentet janë të mbyllura.