Basketboll

Artan Mehmeti për ligën e veteranëve: Emocione të mëdha të rikthehemi në parket

Prishtinë(AsistiOnline) – Të dielën që e lamë pas startoi me ndeshje, liga e veteranëve të basketbollit kosovar.

I lumtur për këtë iniciativë u shpreh, basketbollisti legjendar i Trepçës dhe i disa skuadrave tjera kosovare, Artan Mehmeti.

Të kthehesh në parket pas sa viteve, një emocion i papërshkruar, jemi kënaq. I uroj Yllit për fitore, shpresoj që rezultati ka me qenë sekondar, të shoqërohemi, ka kohë që s’jemi takuar me ish-lojtarë dhe me të vërtetë emocione shumë interesante, pas sa viteve me u kthy në parket. Unë jam aktiv, mundohem, punoj me fëmijë, mundohem edhe vet të merrem me basketboll, luajmë me shokë në Mitrovicë, dmth është sport që e dua, është pjesë e jetës time”, tha ikona e Trepçës.

Në duelin e parë të stinorit për veteranët, Trepça u mposht nga Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.