Basketboll

Zyrtare: Peja shton edhe një qendër të huaj në skuadër

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një lojtar i ri i huaj për skuadrën e Pejës.

Bëhet fjalë për qendrën amerikane, Khaliq Spicer i gjatë 206 centimetra i cili sonte u prezantua nga klubi pejan si lojtari më i ri i tyre.

Spicer, vije te Peja pas një performance të shkurtër prej 12 ndeshjeve sezonale me Constantën në elitën rumune tek të cilët, luajti me mesatare prej 9.8 pikëve e 5.4 kërcimeve për ndeshje, transmeton AsistiOnline.com

Përpos elitës rumune, Spicer në të kaluarën ka luajtur edhe në Benficë (Portugali), Kolossos (Greqi), Nokia (Finlandë), Circus, Limburg (Belgjikë), Tajfun Sentjur (Slloveni) etj.

Me ardhjen e këtij lojtari, nga Peja mund të largohet amerikani, Taylor Adway i cili siç ka mësuar AsistiOnline.com, nuk e ka bindur edhe aq me paraqitjet e tij, trajnerin Can Sevim.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.