Basketboll

Super-ekskluzive: Ish-lojtari i NBA-së dhe skuadrave të njohura në Euroligë, zbarkon në Prizren te Bashkimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Mund të mos e besoni, por tashmë është e vërtetë, skuadra e Bashkimit të Prizrenit mësohet të e ketë kompletuar marrëveshjen me një basketbollist që ka karrierë të jashtëzakonshme dhe me gjasë një i tillë mund të mos ketë shkelur asnjëherë në parketet kosovare.

Drejtuesit e rinjë të klubit portokallinjë, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me ish-NBA dhe Euroligë – lojtarin, Samardo Samuels, kështu ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin e Bashkimit.

Samuels që luan në pozitat e kombinuara alo-qendër, është i gjatë 206 centimetra dhe me përvojë të jashtëzakonshme, ngase gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me top-ekipe botërore dhe evropiane, duke e arritur kulmin si basketbollist.

Karrierën profesioniste si lojtar, Samuels e ka nisur në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA me Cleveland Cavaliers por jo sa për sy e faqe, por që kishe bërë debutim ëndrrash me 22 pikë e 11 kërcime dhe kishte zhvilluar dy sezone rresht, përgjatë sezonit 2011-12, kishte zhvilluar 54 ndeshje me mesatare prej 5.4 pikëve e 3.4 kërcimeve e në sezonin 2012/13, kishte luajtur 17 ndeshje me 3.4 pikë e 1.6 kërcime.

Pas NBA-së, Samuels kishte luajtur fillimisht në NBA G-League me ekipin simotër të Cleveland Cavaliers, Cleveland Charge, si dhe ekipin simotër të Sacramento Kings, Stockton Kings, poashtu në NBA G-League.

Pas SHBA-ve, në sezonin 2012-13, Samuels erdhi në Evropë, ku fillimisht për një sezon luajti me skuadrën e fuqishme izraelite, Hapoel Jerusalem me 10 pikë e 3 kërcime për ndeshje.

Shfaqja e tij e bujshme në Evropë, kishte filluar gjatë stinorit 2013/14, kur u transferua te gjiganti italian dhe evropian, Armani Milano tek të cilët luajti për dy sezone (2013/15) me mesatare prej 14 pikëve, 5.6 kërcime e 2 asiste për ndeshje dhe në vitin 2014, fitoi titullin e kampionit të Italisë me milanezët.

 

 

Me të lënë qytetin famoz të modës, Samuels në sezonin 2015-16 u transferua te gjiganti tjetër evropian, Barcelona në Kataloni të Spanjës e ku zhvilloi 33 ndeshje me mesatare prej 6.6 pikëve e 3.7 kërcimeve për ndeshje.

Pas Barcelonës, Samuels vazhdoi karrierën vazhdimisht në nivele të larta dhe me statistika tejet të mira, duke u paraqitur për ekipet si: Partizani (Beograd), Limoges, Roanne (Francë), Panionios (Greqi), Brindisi (Itali), Jiangsu Dragons (Kinë).

Samardo Anthony Samuels Partizan – Crvena Zvezda ABA regionalna liga 6.11.1017. Novembar 6. 2017. (credit image & photo: Pedja Milosavljevic / STARSPORT)

Në dy edicionet e fundit (2021/23), Samuel u paraqit për skuadrën meksikane, Libertadores de Queretaro, ku luajti me mesatare prej 10.2 pikëve, 4.4 kërcimeve e 1.5 asiste për ndeshje.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Samuels tashmë ka zbarkuar në Kosovë dhe është vendosur në qytetin e lashtë të Prizrenit, por nuk dihet ende nëse do të paraqitet në Superkupë ndaj Pejës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.