Basketboll

Jon Ismajli e nis së shpejti stinorin me ekipin e Gill St. Bernard’s në SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i talentuar kosovar, Jon Ismajli që gjatë verës u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar karrierën, shumë shpejtë do të bëjë edhe debutimin e tij.

Joni gjatë verës ka nënshkruajtur me njërën prej gjimnazeve më cilësore (TOP-10) aktualisht në SHBA, konkretisht në shtetin e New Jersey dhe shumë shpejtë pritet të zhvillojë edhe ndeshjet e para me ekipin e ri.

Ekipi i basketbollit të shkollës ku luan dhe njëkohësisht shkollohet Joni, aktualisht është kampion në distriktin, ku bën gara dhe synon që ta mbrojë titullin e fituar në edicionin e kaluar.

Të kujtojmë se trajneri i ekipit të ”Gill St.Bernard’s”, është shqptari, Mërgim Sina i lindur në Itali.

Unë jam shumë i emocionuar për ekipin në përgjithësi. Ne kemi një përzierje të shkëlqyer të lojtarëve me përvojë dhe një grupi të talentuar lojtarësh të rinj. Do të ketë një ndikim të madh në atë që bëjmë këtë vit”, ka thënë Sina para nisjes së stinorit.

Trajneri Sina, foli në veçanti edhe për dy ardhjet e reja në ekipin e tij, ku mirëpriti dy lojtarë që i bashkohen skuadrës nga radhët evropiane: Lojtarin kosovar, Jon Ismajli dhe spanjollin, Mario Castro Sanchez.

Gjatë viteve ne kemi pasur një përvojë pozitive për të tërhequr studentë ndërkombëtarë që janë të aftë akademikisht,” potencon trajneri Sina.

Jon dhe Mario, të dy kanë sens të shkëlqyer dhe një IQ shumë të lartë basketbolli. Ata janë gjithashtu shumë të diciplinuar – nuk mendoj se e dinë vërtet sa të mirë janë, por do ta zbulojmë së bashku“, u shpreh Sina

Knights të udhëhequr nga Sina, do të luajnë edhe sivjet një orar shumë konkurrues në gara, duke u përballur me programet më të mira në shtet.

Këta fëmijë janë të motivuar dhe të gatshëm për t’u treguar atyre jashtë kësaj parketeve se kush janë. Njerëzit do ta kuptojnë shpejt se ne jemi shumë mirë“, mbylli prononcimin para nisjes së kampionatit, trajneri shqiptar.

/AsistiOnline.com/

JON ISMAJLI TRANSFEROHET NË NJËRËN PREJ GJIMNAZEVE MË TË FORTA NË SHBA

Komentet janë të mbyllura.