Arbnor Rifati deklarohet pas dorëheqjes, thotë se do të vazhdojë fuqishëm kontributin në klub
Prishtinë(AsistiOnline) – Arbnor Rifati ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit te skuadra e Ponte Prizrenit.
Në intervistën pas ndeshjes me Sigal Prishtinë, Rifati deklaroi se po tërhiqet nga posti i trajnerit te skuadra që e udhëhoqi për vite me radhë.
Rifati theksoi se arsyjet janë shëndetësore.
Lajmi përditësohet pas pak, me intervistën e plotë të tij…
Shefi i deritanishëm i shtabit teknik të Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati e ka konfirmuar edhe zyrtarisht tërheqjen nga posti që mbajti deri tani në klubin që e menagjon vetë.
Rifati nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tha se për të ky vendim ka qenë prej ditëve më të vështira në karrierën si trajner, por për shkak të arsyjeve personale, do ti duhet të tërhiqet nga drejtimi i ekipit.
Në njoftimin lamtumirës të Rifatit thuhet se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e fuqishme e menagjmentit të klubit.
Postimi i tij i plotë dhe pa ndërhyrje:
Komentet janë të mbyllura.