Euroliga përcakton dy vendet mikëpritëse të Final Four-it për dy vitet e ardhshme
Prishtinë(AsistiOnline) – Kompeticioni më i fortë i basketbollit në Evropë, Euroliga tashmë ka përcaktuar dy vendet mikëpritëse të fazës finale të garave për dy vitet e ardhshme.
Në vitin që jemi afër të hyjmë, më 2023 ”Final Four” i Euroligës do të mbahet në ”Zalgiris Arena” në Kaunas të Lituanisë e në fakt, ky lokacion i këtij viti ishte ditur më herët, por sot vetëm se u prezantua zyrtarisht, transmeton AsistiOnline.com
Ndërsa në vitin 2024, ”Final Four” i Euroligës do të rikthehet të luhet në ”Mercedes-Benz Arena” të Berlinit në Gjermani.
Në edicionin që po luhet tani 2022/23, arena e mrekullueshme Zalgiris do të presë katër skuadrat më të mira të kontinentit evropian, të cilat do të luajnë në gjysmëfinalen e së premtës, më 19 maj, ndërsa ndeshjet për vendin e tretë dhe titullin e garës, do të zhvillohen të dielën, më 21 maj.
Sezini 2022/23 do të shënojë mbajtjen e parë të një ”Final Four” të Euroligës të luajtur në tokën lituaneze. Qyteti i Kaunas ka qenë pretendent për një kohë të gjatë për të pritur një ngjarje të Euroligës si ”Final Four” dhe tani tifozët e zjarrtë të Lituanisë në Euroligë, më në fund do të kenë mundësinë të shijojnë ngjarjen më prestigjioze të basketbollit pan-evropian në shtëpi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.