Basketboll

Zyrtare: Edin Kërveshi merr drejtimin e Ponte Prizrenit

Prishtinë(AsistiOnline) – Edin Kërveshi është emëruar trajner i ri i Ponte Prizrenit.

Ndihmës-trajneri i deritanishëm i Bashkimit, është zyrtarizuar çaste më parë si trajner i parë i ekipit të dytë prizrenas që garon në elitën e basketbollit kosovar.

”Nga sot zyrtarisht Edin Kërveshi do jetë në krye të shtabit teknik të KB Ponte Prizreni ku së bashku me ndihmës trajnerin Rigon Hasi do ta udhëheqin skuadrën. Trajneri Kërveshi edhe në të kaluarën ishte për 4 sezone në skuadrën e Ponte Prizreni. Një falenderim i veqant shkon për udhëheqsin e KB BASHKIMI të cilët na mundësuan këtë kalim”, shkruan njoftimi i klubit bardhezi.

Ponte Prizreni deri para pak ditëve u drejtua nga Arbnor Rifati, por i cili dha dorëheqje për shkak të arsyjeve personale, siç tha vetë ai.

Të kujtojmë se Kërveshi në katër stinorët e kaluar ishte dorë e djathtë e Arbnor Rifatit pikërisht te Ponte Prizreni, por sivjet ishte afruar te skuadra e Bashkimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.