Prishtina e mposht thellë Vëllaznimin, Kandemir e nis në mënyrën më të mirë të mundshme
Prishtinë(AsistiOnline) – Një fitore më e lehtë se që ishte pritur, ka ardhur për ekipin e Sigal Prishtinës që ka triumfuar sonte ndaj Vëllaznimit në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e basketbollit kosovar.
Kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat të thellë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës 88-61.
Në fakt, gjakovarët e nisën duelin duke e fituar çerekun e parë ngushtë 18-20 dhe u mendua se ndeshja do të jetë tejet interesante, por me të nisur çereku i dytë, Prishtina e shtriu ndikimin e lojës së vet dhe fitoi këtë periodë 19-10, për të shkuar në pushim me rezultatin final 37-30.
Në pjesën e dytë, vendasit e nisën rrufeshëm dhe fituan thellë çerekun e tretë (25-11), gjersa perioda e fundit (26-20) vetëm se e vulosi rezultatin e këtij takimi pa historik interesant.
Katër basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Prishtina sonte me Dustin Thomas që ishte më i miri me 25 pikë, transferi i ri Both Gach debutoi me 17 pikë, 4 kërcime, 3 asiste e 3 vjedhje topash dhe Brooks Debisschop e Lejson Zeqiri që shtuan nga 11 pikë.
Te Vëllaznimi, Jordan Harris kishte 16 pikë e Jahii Carson 10 sosh.
Momentalisht, Prishtina ka 11 fitore e 5 humbje, gjersa, Vëllaznimi ka 7 fitore e 9 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Sigal Prishtina i shkon Trepçës e Vëllaznimi e pret Pejën.
/AsisitOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.