Ekskluzive: Can Sevim e ofroi dorëheqjen, kryesia e klubit nuk e pranoi?
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës dje e ka pësuar njërën prej humbjeve më të hidhura në vitet e fundit në basketbollin e Kosovës.
Verdhezinjët u mposhtën në kryeqytet nga Sigal Prishtina me 38 pikë diferencë e kjo paraqitje e shëmtuar e lojtarëve, duket se e ka hidhëruar tej mase edhe trajnerin, Can Sevim.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin e Pejës, Sevim e ka ofruar dorëheqjen tek kryesia e klubit, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga ta, duke konfirmuar përkrahjen e plotë ndaj tij, pasi Peja jo rastësisht ka arritur 12 fitore dhe ka qenë lidere e tabelës deri dje nën-drejtimin e tij.
Megjithatë, mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se cilat do të jetë lëvizjet e reja te verdhezinjëve, pasi një gjë është e sigurtë, humbja e djeshme ka lënë shije tejet të hidhura në radhët e komplet kampit pejan dhe reagimi duket mëse i nevojshëm.
Përkundër humbjes së djeshme me diferencë të madhe, Peja edhe sivjet pritet të jetë njëra prej ekipeve që do ta thotë fjalën e fundit rreth trofeve në basketbollin e Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.