Basketboll

KBF Bashkimi e nis pranverën me fitore të thellë ndaj Penzës, vazhdon bilanci perfekt i vashave prizrenase

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka nisur me fitore të thellë stinorin pranveror në Superligën e Femrave.

Vashat prizrenase të drejtuara nga kroati, Viktor Kovaq, mposhtën kampionet aktuale të Kosovës, Penzën me shifrat e thella 101-58, duke ju shkaktuar disfatën më të thellë të stinorit deri tani.

Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interesant me ekipin vendas që dominoi krejtësisht ndeshjen në të gjitha periodat (30-15, 25-14, 27-20, 19-9) e Penza sonte nuk tregoi pothuajse asgjë me çka erdhi kjo humbje tejet tejet e thellë.

Amerikanja Khadija Brown Haywood me 42 pikë ishte thjeshtë e pandalshme sonte në ri-debutimin e saj për ekipin prizrenas, gjersa u ndihmua fuqishëm edhe nga Aulona Muhadri me 18 pikë, Arbnore Përçuku me 15 e Talyha Hopkins me 12 sosh.

Te Penza, Lejla Omerbasiq kishte 27 pikë e Saranda Daci në rikthim shënoi 15 pikë.

Tash, Bashkimi ka 11 fitore nga 11 ndeshje të luajtura dhe kryeson bindshëm vendin e parë e Penza, sonte pësoi disfatën e 5-të, karshi 5 fitoreve.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon United Basketballit e Penza i shkon Trepçës.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.