Basketboll

As Prishtina transferon plejmejkerin amerikan të Ponte Prizrenit

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e As Prishtinës në Ligën e parë të Kosovës e ka kryer sonte një transfer tejet të rëndësishëm.

Siç mëson AsistiOnline.com, ekipi prishtinas ka transferuar në radhët e veta, fundorin amerikan Leondre Washington i cili së fundmi u paraqit te ekipi i Ponte Prizrenit.

Washington, është i gjatë 1.83 centimetra dhe te Ponte Prizreni kishte ardhur si rookie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak të mos-ambientimit me ekipin është vendosur të ndërprehen rrugët.

Klubi i As Prishtinës së fundmi është bërë me strukturë të re drejtuese dhe sivjet ka për qëllim këndelljen e ekipit dhe shmangien nga rënia për në ligën e dytë, gjersa stinorin e ardhshëm pretendojnë Superligën.

As Prishtina gjatë afatit të janarit, ka bërë disa lëvizje tejet të rëndësishme në transferime dhe mbetet të shihet se cili do jetë rezultati i tyre në fund.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.