Basketboll

Khalid Boukichou transferohet në elitën e fuqishme franceze

Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej basketbollistëve më cilësorë që ka shkelur në dekadën e fundit në Kosovë, Khalid Boukichou është bërë me ekip të ri.

Basketbollisti me dy nënshtetësi, maroko-belge, që dikur mbronte ngjyrat e skuadrës më të trofeshme kosovare Sigal Prishtina, sot është prezantuar te ekipi i njohur francez, Nancy.

Të kujtojmë se Boukichou ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës në atë suksesin historik të kryeqytetasve të Kosovës gjatë vitit 2019, kur bardhekaltërit siguruan kualifikimin në TOP 16 të FIBA Europe Cup, që është hera e parë për një ekip kosovar që ka arritur një fazë të tillë të garave prestigjioze si kjo.

Boukichou edhe më herët ka luajtur në skuadra të njohura franceze si: Gravelines Dunkerque, Elan Chalon, Pau-Orthez etj, gjersa përvojë ka edhe në Belgjikë me Oostende, Charleroi, Brussels, Anderlecht, si dhe Marok e Arabi Saudite.

Pikërisht në duelin e fundit dhe vendosës të kësaj gare, Prishtina e kishte mposhtur gjigantin turk, Pinar Karisyaka me 16 pikët e Khalid Boukichou dhe nga 15 të Dardan Berishës e Kyan Andersonit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.