ASISTI 522: Në Prag të Kupës së Kosovës 2023, kush po fiton?
Mysafirët e sotëm Egzon Fetiu, drejtor sportiv i Golden Eagle Yllit, Andin Rashica, ndihmës trajneri i Sigal Prishtinës dhe Valdrin Haxhiu, kapiteni i Trepçës�
ASISTI 522 në prag të Final 8 të Kupës së Kosovës në Basketboll i cili sivjet kthehet “n’ konakun e vet”, në Mizahir Isma të Rahovecit, bisedon dhe parashikon spektaklin me mysafirët specialë: Valdrin Haxhiun, kapitenin e Trepçës, Egzon Fetiun, drejtorin sportiv të Golden Eagle Yllit dhe Andin Rashicën, ndihmëstrajnerin e Sigal Prishtinës.
Me mysafirët gjithashtu analizohet gjendja aktuale e skuadrave dhe xhiro 22 e Prince Caffe Superligës e cila përsëri solli ndryshime në krye të tabelës pas fitores së Pejës në kryendeshje me Prishtinën dhe fitoren e ngushtë dhe të vështirë të Yllit ndaj Rahovecit të fundit.
- Cila është forma e skuadrave?
- Si i parashikojnë ndeshjet e veta?
- Çka thonë për rivalët ?
- Kush janë favoritët dhe kush do t’a fitoj Kupën ?
Temw e rwndwsishme e biseduar me mysafirw wshtw edhe dukuria e cila ka nis tw dëmtoj basketbollin kosovar: vendimi i FBK-sw qw pwr shkak tw fyerjeve nw korr tw zbrazen palestra.
- Çka thotë Egzon Fetiu i cili është edhe vet anëtar i Bordit të FBK-së. Çka i sugjeron kolegëve të tij në bord?
- Si e sheh këtë problem dhe cila është zgjidhja sipas Andin Rashicës?
- Si po ndikon zbrazja e palestrave dhe pauza e gjatë e pritjes tek lojtarët, këtë e tregon kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu?
- Cili ishte mesazhi i tre mysafirëve për veprim urgjent?�
Gjitha këto sonte në bisedën simpatike me Valdrinin, Egzonin dhe Andinin në ASISTIN 522 në fund të së cilës ASISTI dha një porosi domethënëse.
Cila ishte porosia e ASIST-it në prag të spektaklit i cili na pret në Final 8 të Kupës së Kosovës 2023 i cili pas dy edicioneve fantastike në vitet 2019 dhe 2020 po kthehet përsëri në palestrën më të bukur në vendin tonë, Mizahir Isma në Rahovec?
Edhe sonte përmbledhja komplete e xhiros 22 e Prince Caffe Superligës së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e javës sonte në ASISTIN 522.
Basketbolli femëror sonte vjen me informatat nga xhiro 17 e Superligës së Femrave, ku nuk pati befasi kurse Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe unik në mediet tona, sjell shkëlqimin e Edon Maxhunit dhe yllit më të ndritshëm të basketbollit femëror kosovar në arenën ndërkombëtare: Astera Tuhina e cila po luan në NCAA Division 1.
NBA në ASIST sjell tregimin e veçantë për momentin historik të thyrjes së rekordit të pikëve të shënuara: Mbreti i ri është, Mbreti James. Gjithashtu, përmbledhja javore nga NBA dhe përgatitjet për tubimin e gjitha yjeve të kësaj gjithësie basketbollistike në Salt Lake City dhe NBA All Star 2023 i cili transmetohet ekskluzivisht nw Artmotion dhe Klan Kosova.
Krejt në fund, ASISTI sjell Top 10 aksionet fantastike të elitës së basketbollit kosovar: Prince Caffe Superligës.
Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnate, pas përfundimit të Prime Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTI 521 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.
Komentet janë të mbyllura.