Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 522: NË PRAG TË KUPËS SË KOSOVËS 2023 , KUSH PO E FITON ?

Egzon Fetiu, drejtor sportiv i Golden Eagle Yllit, Andin Rashica, ndihmës trajneri i Sigal Prishtinës dhe Valdrin Haxhiu, kapiteni i  Trepçës analizojnë formën aktuale dhe parashikojnë finalen

ASISTI 522 në prag të Final 8 të Kupës së Kosovës në Basketboll i cili sivjet kthehet “n’ konakun e vet”, në Mizahir Isma të Rahovecit, bisedon dhe parashikon spektaklin me mysafirët special  Valdrin Haxhiun, kapitenin e  Trepçës, Egzon Fetiun, drejtorin sportiv të Golden Eagle Yllit dhe Andin Rashicën, ndihmëstrajnerin e Sigal Prishtinës.

Me mysafirët gjithashtu analizohet gjendja aktuale e skuadrave dhe xhiro 22 e Prince Caffe Superligës e cila përsëri solli ndryshime në krye të tabelës pas fitores së Pejës në kryendeshje me Prishtinën dhe fitoren e ngushtë dhe të vëhstirë të Ylit ndaj Rahovecit të fundit.

  • Cila është forma e skuadrave?
  • Si i parashikojnë ndeshjet e veta?
  • Çka thonë për rivalët ?
  • Kush janë favoritët dhe kush do t’a fitoj Kupën ?

Temë e rëndësishme e biseduar me mysafirë është edhe dukuria e cila ka nis të dëmtoj basketbollin kosovar: vendimi i FBK-së që për shkak të fyerjeve në korr të zbrazen palestra.

  • Çka thotë Egzon Fetiu i cili është edhe vet anëtarë i Bordit të FBK-së. Çka i sugjeron kolegëve të tij në Bord?
  • Si e sheh këtë problem dhe cila është zgjidhja sipas Andin rashicës?
  • Si po ndikon zbrazja e palestrave dhe pauza e gjatë e pritjes tek lojtarët, këtë e tregon kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu?
  • Cili është mesazhi i tre mysafirëve për veprim urgjent?

Gjitha këto sonte në bisedën simpatike me Valdrinin, Egzonin dhe Andinin në ASISTIN 522 në fund të së cilës ASISTI dha një porosi domethënëse.

Cila ishte porosia e ASISTIT në prag të spektaklit i cili na pret në Final 8 të Kupës së Kosovës 2023 i cili pas dy edicioneve fantastike në vitet 2019 dhe 2020 po kthehet përsëri në palestrën më të bukur në vendin tonë, Mizahir Isma në Rahovec?

 

ANALIZA E XHIROS 21 E PRINCE CAFFE SUPERLIGËS

Analiza e xhiros 22 e Prince Caffe Superligës e cila këtë vikend solli ndeshje shumë interesante dhe përsëri ndryshim në maje të tabelës. Pas fitores së Pejës ndaj Prishtinës, therandasit e Golden Eagle Yllit rikthyen pozitën e parë edhe pse për pak sa nuk e lëshuan rastin sepse shënuan fitore shumë të vëhstirë ndaj rivalëve të përhershëm, Rahovecit i cili edhe pse i fundit në tabelë shfaqi ndeshje fenomenale dhe i dridhi zemrat e therandasve. Trepça me shumë siguri po vazhdon rrugën përpara me 4 fitore nga 4 ndeshje pas ardhjes së trajnerit të ri Engin Gençoglu sikurse edhe Bashkimi që e ka përforcuar pozitën e pestë pas fitores me rivalin direkt, Vëllanzimin.

Analizat e detajuara së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës sonte në ASISTIN 522

 

SUPERLIGA E FEMRAVE TË KOSOVËS NË BASKETBOLL

Po mbetemi edhe më tej me basketbollin e femrave duke vazhduar me Superligën e Kosovës e cila nuk solli befasi dhe favoritet fituan pa telashe

 

SHQIPTARËT NË BOTË: EDONI DHE ERGJANI SHKËLQYEN SËRISH

Koha është për bllokun special dhe shumë të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë në ASIST i cili  sjell shkëlqimin e Edon Maxhunit dhe yllit më të ndritshëm të basketbollit femëror kosovar në arenën ndërkombëtare: Astera Tuhina e cila po luanë me sukses në NCAA Division 1 me skuadrën e Uashington State Cougars. Këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim në kuadër të bllokut shumë unik dhe të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë

 

NBA NË ASIST: KUR DO TË THYHET REKORDI DHE KURORËZOHET MBRETI I RI , JAMES?

ASISTIN e po e vazhdojmë duke kaluar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku lajm kryesor është thyerja e rekordit të gjitha kohëve e pikëve të shënuara. Rekordi të cilin për 34 vite e mbante legjenda Kareem Abdul Jabbar me 38.387 pikë u thye : Mbret i ri është Mbreti james, aktualisht me 38.390 pikë . Adhuruesit e basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova të mërkurën e kaluar ishin dëshmitar të këtij momenti epik dhe historik.

Agon Fehmiu flet se si ishte dëshmitar i pensionimit të Jabbarit në ndeshjen e tij të fundit në karrierë dhe se si kurrë nuk besoj se ai rekord do të thyhej mirëpo 34 vite më vone, Asistuesi i juaj ishte dëshmitar dhe e komentoj këtë ngjarje historike. ASISTI 522 sjell tregimin special nga kjo natë e veçantë. Gjithashtu do të shohim përmbledhjen javore të lajmeve më interesante nga NBA dhe si po vënë përgatitjet e fundit për NBA All Star 2023, tubim ky i gjitha yjeve të kësaj gjithësie basketbollistike që do të transmetohet ekskluzivisht në adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: Artmotion dhe Klan Kosova.

 

TOP 10 AKSIONET NË ASIST

Krejt në fund ASISTI ju sjell pasqyrën e transmetimeve të javës në Artmotion dhe Klan Kosova dhe natyrisht TOP 10 aksionet e Javës në ASIST.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.