Peja me fitoren më të thellë të stinorit, qysh në debutimin e Rami Hadar
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka nisur në mënyrë perfekte, fillimin me trajnerin e ri Rami Hadar.
Ekipi verdhezi sonte ka fituar në ”Karagaç”-in e vetë me rezultat shumë të thellë 115-79.
E gjithë rrjedha e ndeshjes ishte në favorin e Pejës sonte, përjashto çerekun e tretë të cilin e fitoi minimalisht ekipi mysafir i Ponte Prizrenit (30-17, 23-25, 27-19, 33-18), gjersa fitorja erdhi në fund fare lehtë.
Pothuajse të gjithë basketbollistët e Pejës sonte realizuan pikë e më të dalluarit ishin, David Joseph me 27 (të gjitha nga treshet (9-16), Jalen Tate me 29, si dhe Arian Qallaku e Arti Hajdari me nga 14 sosh.
Te Ponte Prizreni, Wayne Arnold kishte 24 pikë e Adam Grant 23 sosh.
Pas 23 xhirove, Peja ka 16 fitore e 7 humbje, ndërsa Ponte Prizreni ka 7 fitore e 16 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Peja i shkon Golden Eagle Yllit e Ponte Prizreni luan ndaj Bashkimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.