Basketboll

Ataman: Paraqitjet e tifozëve të Zvezdës të turpshme për sportin dhe Euroligën

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i dy herë radhazi kampionit aktual të Euroligës Anadolu Efes, Ergin Ataman ka folur para ndeshjes së sontme me Maccabi Tel Aviv në Euroligë.

Ataman ka kritikuar ashpër tifozët e ekipit serb, Crvena Zvezda të cilët sipas tij në ndeshjen me skuadrën e tij, ofenduan turpshëm dhe kjo është një gjë katastrofale për sportin dhe një kompeticion si Euroliga.

“Ndeshja me Maccabi Tel Aviv është ndeshja jonë më e rëndësishme për play-off, me gjithë mangësitë tona, patjetër do të fitojmë me atmosferën dhe motivimin e krijuar nga tifozët tanë. Mbrëmë kuptova edhe një herë bukurinë e tifozëve tanë, të cilët gjithmonë pasqyrojnë frymën e ndershmërisë që zbukuron sportin. Sharjet e të gjithë tifozëve të Yllit të Kuq në Beograd mbrëmë pa heshtur gjatë ndeshjes, ishin të turpshme për sportin dhe organizimin e Euroligës”, tha Ataman që ka hyrë në mesin e trajnerëve më të mirë në histori të basketbollit evropian.

Të kujtojmë se Crvena Zvezda dhe Anadolu Efesi, luajtën në kuadër të xhiros së mesjavës në Euroligë dhe ekipi vendas nga Beogradi e fitoi ndeshjen në një atmosferë të turpshme nga tifozët e tyre të cilët vazhdimisht këndojnë në kore raciste edhe për shtetin e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

E turpshme: Bayerni e mposht Zvezdën nën-thirrjet raciste të serbëve për Kosovën (FOTO)

Komentet janë të mbyllura.