Bashkimi e fiton të bronztën në Uniken e Femrave
Bashkimi është renditur në vendin e tretë në Ligën Unike të Femrave, pasi shënoi fitore ndaj Prishtinës 63:68 (13:17, 15:10, 20:21, 15:20).
Kështu basketbollistet prizrenase u stolisën me medalje të bronztë në Final 4, që po zhvillohet në Vlorë.
Pjesa e parë e ndeshje në fakt ishte mjaft e barabartë, por edhe u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, duke përfunduar 28:27. Ngjashëm ishte edhe perioda e tretë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe shifrat pas 30 minutash ishin 48:48. Kjo bëri që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit dhe shifrat ishin 63:63, 1:10 minuta nga fundi, kur prizrenaset me një seri të suksesshme prej pesë pikësh fituan 63:68.
Më e mira te Prishtina ishte Sarah Mgbeike me 16 pikë e 14 kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Taliyah Hopkins me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Aulona Muhadri me gjashtë pikë e 11 kërcime.
Finalja e Ligës Unike do të zhvillohet nga ora 19:00 ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit.
Komentet janë të mbyllura.