Basketboll

Raidersi i Besim Maxhunit e fiton ndeshjen e parë të ”play off”-it ndaj liderit të stinorit të rregullt

Prishtinë(AsistiOnline) – Raiders Basket që drejtohet nga kosovari, Besim Maxhuni në Ligën e parë të Finlandës, e ka nisur me fitore ”play off”-in e atjeshëm.

Skuadra finlandeze që u inkuadrua në ”play off” me senzacion nga vendi i tetë, triumfoi sonte ndaj ekipit lider të renditjes tabelare në stinorin e rregullt Bisons Loimaa me shifrat 70-96.

Ish-lojtari i Lipjanit, Devaugn Jenkins ishte lojtari më efikas i ekipit që drejtohet nga Besim Maxhuni, sonte me double-double fantastik, prej 23 pikëve e 16 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Toni Soininen me 25 pikë.

Me një fitore eventuale në shtëpi, Raiders Basket kualifikohen në gjysmëfinale të ”play off”-it në Ligën e parë të Finlandës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.