Basketboll

Denveri e mposht përsëri Lakersin, kualifikohet në finalen e madhe

Denver Nuggets kanë marrë edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje në finalen e madhe të Konferencës së Perëndimit ndaj Los Angeles Lakers.

Pas 48 minutave lojë, Nuggets triumfuan me dy pikë epërsi 111:113 duke ngritur epërsinë në 4-0 në seri dhe duke u kualifikuar për finalen e madhe.

Ka qenë një ndeshje fantastike në Crypto.com Arena me vendasit që bën të pamundurën për ta fituar, por në çastet e fundit dështuan ta bënin një gjë të tillë.

LeBron James ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 40 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime, derisa Anthony Davis shtoi 21 pikë e 14 kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e vendasve.

Kësisoj Nuggets janë tani finalisti i parë në NBA dhe presin finalistin e dytë që do të vije nga dueli Miami Heat(3) – (0) Boston Celtics.

https://m.youtube.com/watch?v=Jlq_JNnIC3A&pp=ygUGRGVudmVy

Komentet janë të mbyllura.