LIS SHOSHI KALON TEK SKUADRA E MADHE GJERMANE
Prishtinë (AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësueses kosovare, Lis Shoshi është anëtari më i ri i skuadrës gjermane, s.Oliver Wurzburg.
Shoshi ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me ekipin e njohur gjerman dhe pritet të sjellë freski në ekipin i cili sivjet ka arritur të jetë nën-kampion i garës prestigjioze, FIBA Europe Cup.
Lajmin për kalimin e Shoshit tek Wurzburg e ka bërë të ditur faqja e klubit gjerman, duke njoftuar Shoshi është transferimi i parë për këtë sezon.
Shoshi gjatë stinorit të shkuar ishte pjesë e ekipit izraelit, Maccabi Ashdodit, duke bërë paraqitje mjaft të mira.
Shoshi në sezonin e fundit kishte një mesatare prej 12.8 pikëve për ndeshje, 7.7 kërcime, si dhe 1.2 bllokada me një mesatare prej 27 minuta për lojë. Lisi është 24-vjeçar, derisa më herët ishte pjesë edhe e Z Mobile Prishtinës.
Trajneri i skuadrës gjermane, Denis Wucherer, është i kënaqur që kanë nënshkruar me Shoshin. Skuadra gjermane ishte kundërshtare e Prishtinës në grupet e FIBA Europe Cup.
Lis Shoshi është pjesë shumë e rëndësishme e Kosovës në basketboll, duke luajtur që nga viti 2017, dhe do të jetë një forcë e madhe për “Dardanët” në ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe në muajin gusht.
Komentet janë të mbyllura.