Meshkujt turpërohen e femrat fitojnë ndaj Andorrës në 3×3
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova 3×3 në të dyja konkurrencat i ka zhvilluar dy ndeshjet e para kualifikiuese në FIBA 3×3 Europe Cup.
Meshkujt kanë pësuar humbje nga Andorra me rezultat 19:11. Një shtet ky që numëron vetëm 80 mijë banorë dhe ka basketbollin shumë pak të zhvilluar.
Arbër Sinani kishte katër pikë, nga tri kishin Ardit Pepaj dhe Mërgim Jakupi, kurse një Atik Koshi.
Ndërsa, femrat kanë fituar në ndeshjen e parë duke triumfuar pikërisht ndaj Andorrës me rezultat 18:16, në një ndeshje shumë interesante dhe me shumë kthesa gjatë gjithë takimit.
Në fund ishte Enisa Kamerolli që me pikët e saj, i solli fitoren e parë Dardaneve. Pikërisht, Enisa, por edhe Saranda Daci ishin më të dalluarat, ku shënuan nga shtatë pikë, kurse Sara Vraniqi realizoi 4 sosh.
Në Qipro, garojnë edhe meshkujt në 3×3, ku do të përballen me Andorrën, Shqipërinë dhe Irlandën. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.