Basketboll

Waldow akuzon Pejën për borxhe, thotë se do ti drejtohen BAT-it

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më meritorë për titullin kampion të Pejës sivjet, Brad Waldow edhe zyrtarisht më nuk do të jetë pjesë e kampit verdhezi.

Në një storie të postuar sot në Instagram, Waldow ka konfirmuar largimin nga ekipi i Pejës, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes së re, derisa ka hedhur akuza të forta në drejtim të klubit për borxhe.

Sipas qendrës amerikane, klubi ju ka mbetur borxh atij dhe bashkëlojtarëve një pagë dhe bonusin e titullit.

Lidhur me borxhet e cekura, sipas Waldow hapat e tjerë do të jenë ata ligjorë në Tribunalin e Arbitrazhit të basketbollit nën-ombrellën e FIBA-s (BAT).

Postimi i plotë i lojtarit.

Komentet janë të mbyllura.