Basketboll

Edon Maxhuni lë anash lëndimin dhe futet në 12shen e Finlandës për Botëror

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni tashmë është bërë pjesë e pandashme dhe prej lojtarëve më të mirë në Kombëtaren më të mirë deri më tani në histori të basketbollit finlandez.

Maxhuni është futur në 12shen përfundimtare të Finlandës për Kampionatin Botëror i cili nis me 25 gusht në Japoni edhe pse ditëve të fundit ai ka pasur pak probleme me lëndime në gjunjë, por që i ka kaluar.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti që thotë "WORLD CUP SUSIJENGI MM-KISAJOUKKUE FINLAND postnor' FINLAND 5 postnorc FINLAND LITTLE FINLAND postnord MURPHY poshod SALIN 13 NKAMHOUA FINLAND 14 ostnor FINLAND 18 postnorc 14 FINLAND 19 postnard KANTONEN 18 JANTUNEN FINLAND 20 pustno: 19 VALTONEN 20 MADSEN FINLAND 21 postnora FINLAND 23 postnord MAXHUNI FINLAND 34 postnord FINLAND 35 poshnord MARKKANEN 34 GRANDISON 35 SEPPĂLÃ"

Edhe nga sajti zyrtar i FIBA World Cup, Edoni është paraqitur si njëri prej tre lojtarëve kryesorë të ekipit, së bashku me Lauri Markkanen dhe Sasu Salin.

Lidhur me lëndimin që ka pasur, Edoni ka pushuar diku rreth 7-8 ditë, derisa është paraqitur në disa prej miqësoreve që Finlanda i kishte pasur para Botërorit, për tu rikuperuar tash 100%, ndërsa po i kryen edhe stërvitjet normalisht.

Nesër Kombëtarja finlandeze niset për në Japoni, derisa ndeshjen e parë në Botëror e zhvillon ndaj Australisë me 25 gusht. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.