Ish lojtari i Bashkimit transferohet te Pleveni i Minchevit
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Bashkimit, Julien Lewis është bërë me ekip të ri.
Amerikani ka nënshkruajtur në Bullgari me Spartak Plevenin, aty ku për trajner do ta ketë Lubomir Minchev i cili drejtoi një kohë të gjatë ekipin e Trepçës.
Lewis dhe Minchev kishin qenë kundërshtarë në Kosovë gjatë stinorit 2021/22, madje ishin ballafaquar edhe në finale të Kupës së Kosovës e ku kishte triumfuar Trepça.
Lewis në Pleven do ta gjejë edhe ish basketbollistin e Trepçës në stinorin e kaluar, Andrew Gordon.
Të kujtojmë se Sparak Pleveni sivjet do të luajë në kompeticionin ndërkombëtar, ENBL League, aty ku do të luajë edhe Sigal Prishtina.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.