Azzurri në çerekfinalen e Kupës së Botës 2023
Prishtinë(AsistiOnline) – Italia e eliminoi Puerto Ricon nga Kupa e Botës FIBA 2023 pas një fitore tejet të vështirë sot.
Azzurri i mbijetuan ndeshjes vendimtare në Grupin I, duke mposhtur Puerto Ricon 73-57 dhe duke avancuar kështu në çerekfinalen e Kupës së Botës 2023.
Italia do të përfundojë e para në grupin e saj, pavarësisht nëse Serbia fiton sot kundër Republikës Domenikane më vonë gjatë ditës.
Skuadra e Gianmarco Pozzeccos rrëzoi Puerto Ricon pas paraqitjes fenomenale të Stefano Tonut. Ai shënoi sot 15 pikë për 22 minuta lojë.
Simone Fontecchio, i cila pati një paraqitje për mbamendje prej 30 pikësh kundër Serbisë të premten, sot e përfundoi ndeshjen kundër Puerto Ricos me double-double prej 12 pikësh dhe 12 kërcimesh në 32 minuta lojë.
Giampaolo Ricci me 15 dhe Luigi Datome me 11 pikë u dalluan poashtu te Italia sot.
Puerto Rico u eliminua nga Kupa e Botës me bilanc 3 fitore e 2 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.