Basketboll

URIME LIGJI I SPONZORIZIMIT PËR TË GJITHË SPORTISTËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Deputetët e Kuvendit të Kosovës pak çaste më parë kanë votuar sot Ligjin për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sigurisht që ky ligj si për sportet e tjera ashtu edhe për basketbollin do të jetë një lehtësim i madh sa i përket aspektit financiar sepse do të jetë më e lehtë të binden sponzorët për të investuar në sport.

Në votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, 73 prej tyre ishin pro, dy abstenime dhe asnjë votë kundër.

Pas këtij votimi, sigurisht se sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët kosovarë të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit me sukseset e tyre.

Falenderim i veqantë për të gjithë deputët që ishin pro miratimit të këtij ligji nga Asistionline.net

Komentet janë të mbyllura.