Prishtina prezanton trajnerët e rinj të shkollës së basketbollit
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi më i trofeshëm kosovar i basketbollit, Sigal Prishtina sot ka njoftuar për ndryshimet e reja në shkollën e basketbollit.
Në njoftimin e klubit ceket se nga sot nis punën Shkolla e Basketbollit e KB Prishtina.
”Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e basketbollit sot, sidomos nëse shohim lojtarët vendorë të të gjitha ekipeve dhe mungesën e madhe të cilësisë, jemi të detyruar ta ndërmarrim misionin më fisnik deri më sot, atë të mbledhjes dhe zhvillimit të talentëve. KB Prishtina do të jetë model i funksionimit të mirëfilltë”, shkruan njoftimi.
Trajnerët që pritet të punojnë te Prishtina janë: Valentin Spaqi, Florian Miftari, Granit Rugova, Laurant Ibrahimi, Pjetër Doda, Agnesa Robaj e Granit Makolli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.