Pas dy xhirove në Superligë, tri ekipe të pamposhtura dhe tri pa asnjë fitore
Prishtinë(AsistiOnline) – Vikendin që lamë pas u mbyll edhe xhiro e dytë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Nuk pati ndonjë me befasi me skuadrat favorite që arritën fitore, shkruan AsistiOnline.com
Derbi i xhiros me Trepçës dhe Prishtinës, i takoi ekipit mitrovicas.
Derisa, Bashkimi e mposhti Vëllaznimi dhe vazhdoi formën pozitive.
Fitore këtë xhiro arriti edhe kampionia aktuale, Peja që fitoi pa telashe ndaj Prizrenit në cilësinë e mysafires.
Gjersa në duelin e fundit të xhiros, Ylli e mposhti Istogun dhe arriti fitoren e parë.
Pas dy xhirove në stinorin 2023/24, Trepça, Peja dhe Bashkimi i prijnë renditjes tabelare me nga 2 fitore nga po aq ndeshje.
Ylli dhe Prishtina kanë nga një fitore e nga një humbje.
Derisa, tri skuadrat pa asnjë fitore janë Vëllaznimi, Prizreni dhe Istogu.
Në xhiron e ardhshme takohen:
Istogu – Bashkimi.
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli.
Peja – Trepça.
Vëllaznimi – Prizreni.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.