Prizreni shton edhe një transfer të huaj, u paraqit befasisht në lojë
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Prizrenit sivjet nuk po bëhet kurrsesi rehat me basketbollistët e huaj.
Në duelin e tyre të djeshëm ndaj Pejës në kuadër të xhiros së dytë të Superligës, u vërejt edhe një debutim i një transferimi të ri, shkruan AsistiOnline.com
Bëhet fjalë për plejmejkerin amerikan, Desi Sills i gjatë 188 centimetra.
Kjo është përvoja e parë profesionale për Sills i cili deri tani është paraqitur për dy kolegje amerikane, fillimisht me Arkansas Razorbacks në katër edicione e në stinorin e kaluar luajti te Kansas State Wildcats me 8.7 pikë, 3.5 kërcime e 2.2 asiste në 35 ndeshje.
23 vjeçari dje ndaj Pejës debutoi dhe për 23 minuta lojë i realizoi 10 pikë, 6 asiste e 1 kërcim edhe pse verdhezinjët fituan thellë 85-115.
Prizreni momentalisht ka 5 të huaj në ekip: Ivan Koljeviq, Ryan Hughes, Jeremy Ireland, Isaiah Kelly dhe i fundit Desi Sills.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.