Basketboll

KOSOVA 3×3 FITON NDESHJEN E DYTË, MPOSHT ANDORRËN

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës 3×3, ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë për kualifikimet e FIBA 3×3 Europe Cup 2019, ndaj Andorrës.

Ekipi ynë përfaqësues ka mposhtur pak çaste më parë Andorrën 21-6 dhe ka përfunduar këtë fazë në vendin e dytë.

Arti Hajdari me 8 pikë, ishte më i dalluari tek Kosova në këtë ndeshje. Përderisa, Altin Sahiti realizoi 6 pikë, Ndërsa Albatrit Berisha realizoi 4 dhe Arian Mehmeti 3 sosh.

Përfaqësuesja jonë kosovare, avanturën e saj historike për herë të parë në kualifikimet për FIBA 3×3 Europe Cup 2019 e mbyll me bilanc prej 1 fitore dhe 1 humbje, që është sukses për ne, duke parë se kemi qenë debutantë dhe kemi pasur përballë vendin e tretë në ranglistën e FIBA 3×3, Slloveninë.

Komentet janë të mbyllura.